Shkëlqimi i Willianit

Portieri i Chelseas, Petr Cech ka mbetur i impresionuar nga avancimi i përforcimit të ri Willian. Braziliani erdhi në Stamford Bridge nga Anzhi Makhachkala në gusht për 30 milionë funte dhe u paraqit me vështirësi në ndeshjet e para të karrierës së tij si futbollist i gjigantit londinez. Mirëpo, William është përmirësuar shumë në javët…

Sport

03/01/2014 20:00

Portieri i Chelseas, Petr Cech ka mbetur i impresionuar nga avancimi i përforcimit të ri Willian.

Braziliani erdhi në Stamford Bridge nga Anzhi Makhachkala në gusht për 30 milionë funte dhe u paraqit me vështirësi në ndeshjet e para të karrierës së tij si futbollist i gjigantit londinez.

Mirëpo, William është përmirësuar shumë në javët e fundit duke luajtur pozitivisht në fitoret kundër Liverpoolit dhe Southamptonit, derisa u inkuadrua si rezervist dhe shënoi në fitoren 3:0 në duelin e parë për vitin 2014.

Dhe, Cech është optimist se mund të presim më tepër nga braziliani. “Po. Ju gjithmonë duhet t’i jepni të rinjve disa muaj kohë që të adaptohen sepse Premierliga është krejt ndryshe nga cilado ligë tjetër në botë. Dyshime u ngritëm pas transferimit të tij nga Anzhi, pasi për faj të lëndimeve nuk luajti shumë”, deklaroi Cech.

Cech i impresionuar nga Willian

“Por, ai punoi shumë dhe tani është duke e bërë dallimin, duke shënuar gola, u mbrojtur dhe mendoja se nuk ekziston ndokush që vrapon më tepër se Ramires, por duket se po”, u shpreh portieri i Republikës çeke.