Shkarkimi i Ranierit, Guardiola me deklaratë të pabesueshme

Pep Guardiola ka folur për shkarkimin e Claudio Ranierit dhe fitoren 3:1 te Leicester Cityt ndaj Liverpoolit.

Sport

28/02/2017 17:10

Leicester City regjistroi një paraqitje mbresëlënëse në fitoren 3:1 ndaj Liverpoolit, në ndeshjen e parë pas shkarkimit të trajnerit italian.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mbetur i befasuar me shkarkimin e Ranierit, ndërsa thekson se fitorja e Leicesterit ndaj Liverpoolit, tregon se 65 vjeçari ka lënë trashëgimi të mirë te skuadra nga ‘King Power Stadium’.

“Isha i befasuar. Në fitoren e djeshme ndaj Liverpoolit ne pamë trashëgimin e tij”, deklaroi Guardiola, përcjell lajmi.net.

“Mënyra se si luajtën ishte e jashtëzakonshme dhe kjo është trashëgimi prej Claudio Ranierit. Titulli i Premierligës që fituan do të kujtohet gjithmonë”.

“Kështu që për 50 vite, njerëzit do të flasin për suksesin e Leicesterit të arritur me këta lojtar”, ka shtuar spanjolli./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6