Shkaku i zhurmës së tifozëve, Werner nuk luan kundër Dortmundit

Timo Werner nuk do të luajë kundër Borussia Dortmundit në ‘Signal Iduna Park’, pavarësisht se u kthye të martën në stërvitje.

Sport

13/10/2017 17:39

Borussia Dortmund, këtë fundjavë në kuadër të Bundesligës takohet me Leipzigun.

Në këtë përballje të rëndësishme, mysafirët nuk do të mund të llogarisin në Werner, që nuk ka udhëtuar fare me skuadrën për të evituar zhurmën e madhe që dhurojnë tifozët e Dortmundit në ndeshjet si vendas.

Një problem të tillë, Werner e pati edhe në Ligën e Kampionëve ndaj Besiktas, kur në minutën e 30’-të u detyrua të zëvendësohej./Lajmi.net/