Shiriti special i Zanettit

Javier Zanetti do të paraqitet me një shirit special të kapitenit, në ndeshjen e tij të lamtumirës nga futbolli kundër Lazios në Giuseppe Meazza.

Sport

10/05/2014 20:29

Në mesin e shumë iniciativave që do të përcjellin mbrëmjen e festës për lamtumirën nga futbolli të Javier Zanettit – fanellat e veçanta të skuadrës që do të përdoren në ngrohje dhe transparenteve të ndryshme nga ana e tifozëve në Giuseppe Meazza – do të jetë edhe një shenjë nga ana e vetë yllit argjentinas.

Zanetti do të zhvillojë ndeshjen e tij të fundit si anëtar i Interit në Giuseppe Meazza, kundër Lazios, dhe do ta bëjë këtë me një shirit special të kapitenit ku janë të shkruar emrat e të gjithë bashkëlojtarëve të tij qe kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë karrierës së tij 19-vjeçare me gjigantin milanez.

“Do të doja të vendosja të gjithë emrat e ish bashkëlojtarëve për t’ju falënderuar për këtë aventurën time në klub. Por, nuk ka qenë e mundur”, deklaroi numri 4 i Nerazzurrëve. Mbishkrimi në të dy të jetë ‘Zanneti 4 Ever’.