Shikoni operacionin kur 31 shqiptarë e italianë arrestohen për trafik droge (Video)

Një operacion i madh, me helikopterë dhe makina të policisë: 31 persona janë vënë në pranga, mes të cilëve 10 janë shqiptarë.

Lajme

27/04/2016 21:22

Operacioni i policisë italiane u bë në disa qytete njëkohësisht si në Milano, Bergamo, Breshia, Komo, Monza, Brianza, Siracusa dhe Vareze.

29 persona janë vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.

Personat e arrestuar trafikonin kokainë nga Holanda për në veriun e Italisë. Operacioni është koduar “Drexter”. Policia ka bërë të ditur se, dy prej shefave të këtij trafiku janë kapur në Tiranë.

YouTube player