Presidentja Shiroka-Pula shtron darkë për kryetarët e komunave
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka organizuar një darkë për kryetarët e komunave të vendit, ku është diskutuar për sfidat e përbashkëta dhe mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, transmeton lajmi.net. Pjesëmarrjen në këtë darkë e ka bërë të ditur vetë Rama përmes…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka organizuar një darkë për kryetarët e komunave të vendit, ku është diskutuar për sfidat e përbashkëta dhe mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, transmeton lajmi.net.
Pjesëmarrjen në këtë darkë e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi, ku ka treguar se takimi u zhvillua me ftesë të presidentes Shiroka-Pula.
Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit janë shkëmbyer pikëpamje për sfidat me të cilat përballen komunat dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin mes institucioneve.
Rama ka theksuar rëndësinë e komunave si niveli më i afërt i qeverisjes me qytetarët, duke vënë në pah rolin e tyre në zbatimin e politikave që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
Sipas tij, Prishtina, si kryeqytet, ka një rol të veçantë në krijimin e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet komunave dhe institucioneve të tjera./lajmi.net/