Shikoni ku do të renditej Barca në La Liga këtë sezon pa golat e Messit

Barcelona nuk po gëzon formë të mirë këtë fillim sezon në La Liga.

Sport

10/10/2018 16:37

Kampionët e kësaj lige pas tetë xhirosh kanë arritur vetëm katër fitore, duke barazuar tri herë e duke humbur një herë, me 19 gola të shënuara e nëntë të pranuara.

Diçka e njëjtë nuk mund të thuhet për Lionel Messin, që jo në pak ndeshje ka marrë mbi supe skuadrën për të evituar humbjen në disa ndeshje, duke shënuar gola vendimtar, siç ishin ata ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve dhe ndaj Valencias në La Liga.

‘AS’ ka bërë një analizë me ndikimin e Messit te rezultatet e Barcelonës.

Ylli argjentinas ka shënuar gjashtë gola në La Liga këtë sezon, dhe katër prej tyre ia kanë sjellë tre pikë Barcelonës.

Në mungesë të Lionel Messit, Barcelona do të kishte tre pikë më pak, dhe me 12 pikë do të renditej në vendin e shtatë në La Liga./Lajmi.net/