Shikoni çfarë ka bërë Ronaldo, pas kritikave ndaj shokëve

Cristiano Ronaldo është bërë pishman për fjalët e thëna pas ndeshjes me Atletico Madridin.

Sport

29/02/2016 17:34

Portugezi, pasi që tha se “nëse të gjithë lojtarët në formën time, do të ishim në vendin e parë”, iu ka kërkuar falje bashkëlojtarëve.

Ai e ka bërë një gjë të tillë nëpërmjet programit “WhatsApp”, shkruan “EL Mundo”, përcjellë “Lajmi.net”.

Gjatë këtyre ditëve ka pasur vazhdimit informacione që një deklaratë e tillë e ka përçarë edhe më shumë skuadrën, andaj vështirë të thuhet nëse mesazhi i “CR7” do ta ketë efektin e dëshiruar.