Shfaqen fotografitë e Mercedes-Benz GLC Coupe

Nuk do të kemi nevojë që të presim deri të hënën kur do të mbahet shfaqja e veturave në Shangai për të parë se si duket Mercedes-Benz GLC Coupe, pasi që imazhet e kësaj veture madhështore tani kanë filluar të shpërndahen nëpër internet.

Auto & Tek

18/04/2015 19:20

GLC Coupe është një rival direkt i modeleve X3 dhe X4 të BMW-së, veturë kjo e cila pretendon të korrë shumë sukses kur të jetë në dispozicion për shitje më vonë këtë vit.

Përderisa fotografitë nuk janë të kualitetit më të mirë, është shumë e qartë se GLC Coupe është një version më i vogël se GLE Coupe, transmeton Lajmi.net.

Është gjithashtu tashmë e qartë se ky koncept do të bëhet një model i ardhshëm i Mercedes dhe do të prodhohet në fund të vitit, duke iu bashkangjitur modeleve sedan C-Class. Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e para të këtij koncepti.

Mercedes-GLC-Coupe-Concept-1Mercedes-GLC-Coupe-Concept-2 Mercedes-GLC-Coupe-Concept-3 Mercedes-GLC-Coupe-Concept-4 Mercedes-GLC-Coupe-Concept-6