Shevchenko: Kosova na vuri në vështirësi

Andriy Shevchenko ka folur pas fitores së Ukrainës ndaj Kosovës.

Sport

06/10/2017 22:51

Trajneri i Ukrainës ka thënë se ekipi i tij ka vuajtur shumë për t’i marrë këto tre pikë ndaj Kosovës, ekip të cilin e vlerësojë lartë.

“E thash para ndeshjes se me Kosovën do të jetë ndeshje e vështirë”, ka deklaruar Shevchenko pas ndeshjes.

“Ata u angazhuan shumë, na e vështirësuan ndeshjen kur kushtet nuk ishin të mira, terreni jo, dhe kjo ndikoi në lojën tonë”, ka shtuar ai./Lajmi.net/