Shearer: Ky ekip do ta fitojë titullin e kampionit në Premierligë (FOTO)

Alan Shearer ka parashikuar katër pozitat e para në sezonin e ri në Premierligë.

Sport

12/08/2017 13:06

Alan Shearer beson se Manchester United do të jetë kampion i ri në Premierligë.

Ish sulmuesi i Kombëtares angleze ka favorizuar ekipin e Jose Mourinhos që të triumfojë në edicionin e ri.

“Mourinho ka fituar Kupën dhe Europa League andaj besoj se gjatë këtij sezoni do të triumfojë në Premierligë”, deklaroi Shearer për “BBC Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Po ashtu, pres që Romelu Lukaku të luajë rol të rëndësishëm në ekip pas ardhjes së tij si përforcim i madh nga Everton”, theksoi ai.

Shearer po ashtu ka parashikuar katër pozitat e para në sezonin e sapo filluar në Premierligë. /Lajmi.net/