Shaqiri synon Ligën e Kampionëve

Përforcimi i ri i Interit, Xherdan Shaqiri synon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Ai po ashtu insiston se nuk ka asnjë pendim nga Bayern Munich.

Sport

09/01/2015 11:13

Përforcimi i ri i Interit, Xherdan Shaqiri ka thënë se objektivi i tij me ekipin është kualifikimi për në Ligën e Kampionëve.

Ylli kosovar do të nënshkruajë sot me Nerazzurrët pas largimit nga Bayern Munich në transferim me vlerë prej 15 milionë euro.

“Objektivi? Liga e Kampionëve, sigurisht. Çka nuk funksionoi në Bayern? Them vetëm se jam i lumtur që jam këtu dhe dua të arrij synimet me Interin”, u shpreh ai për “Sky Sport”.

“Mancini më ka telefonuar, më ka thënë se më kërkon fuqishëm, jam i lumtur që do të punoj me të. Por, në Bayern mund të them se jam përshëndetur me ish bashkëlojtarët e mi dhe me klubin është gjithçka e sqaruar. Nuk kam asnjë pendim nga Bayern”, u shpreh ai.