lajmi.net

Shaqiri nga minuta e parë

Përforcimi i ri i Interit, Xherdan Shaqiri, pritet të luajë në formacionin bazë në ballafaqimin e ardhshëm kundër Sassuolos në Serie A.

Sport

30/01/2015 17:22

Pas mungesës në formacionin bazë në dy paraqitjet e deritashme në Serie A, Xherdan Shaqiri do të luajë për herë të parë si titullar në duel me Sassuolon të dielën, raportojnë mediat italiane.

Ylli kosovar, përforcim i cili erdhi në klub gjatë këtij afati kalimtar të janarit nga Bayern Munich, ka bërë dy paraqitje në Serie A, të dyja si rezervist. Por, tani pritet që të jetë në formacionin bazë për takimin me Sassuolon.

Formacioni i mundshëm i Interit: (4-2-3-1): Handanovic; Obi, Ranocchia, Vidic, Dodò; Medel, Guarin; Shaqiri, Kovacic, Podolski; Palacio.

Rezervistët: Carrizo, Berni, Donkor, Krhin, Kuzmanovic, Brozovic, Hernanes, Icardi, Bonazzoli.

Shaqiri nga minuta e parë

Përforcimi i ri i Interit, Xherdan Shaqiri pritet të luajë si titullar në takimin kundër Sampdorias në kuadër të Coppa Italia të mërkurën në Giuseppe Meazza.

Sport

20/01/2015 11:34

Xherdan Shaqiri do të bëjë paraqitjen e parë si titullar me Interin, në ndeshjen kundër Sampdorias në kuadër të Coppa Italia të mërkurën.

Përforcimi i ri i Nerazzurrëve, i cili erdhi në klub gjatë këtij afati kalimtar të janarit nga Bayern Munich, debutoi në fundjavë në barazimin pa gola në udhëtim ndaj Empolit, ku la përshtypje pozitive.

Mirëpo, sipas mediave italiane, ai do të luajë nga minuta e parë në ballafaqimin me Sampdorian, ku edhe do të debutojë në Giuseppe Meazza.

Tifozët e Interit dhe vet Shaqiri do të shpresojnë që në këtë takim të vjen edhe goli i parë i tij me skuadrën italiane. 

LM