Shaqiri ftohet për ndeshjen ndaj Genoas

Tashmë është konfirmuar. Trajneri i Interit, Roberto Mancini e ka ftuar Xherdan Shaqirin për ndeshjen e nesërme kundër skuadrës së Genoas.

Sport

10/01/2015 17:27

Roberto Mancini sapo ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për përballjen e nesërme kundër Genoas.

Në këtë listë është i përfshirë edhe transferi i ri i skuadrës, Xherdan Shaqirit. Sulmuesi, Pablo Osvaldo nuk është ftuar fare për këtë takim.

Lista: 

Portierët: Handanovic, Carrizo, Berni

Mbrojtësit: Andreolli, Campagnaro, Vidic, Dodò, Mbaye, D’Ambrosio, Donkor

Mesfushorët:  Guarin, Kuzmanovic, Medel, Obi, Krhin, Hernanes, M ‘ Vila

Sulmuesit: Palacio, Icardi, Podolski, Puscas, Shaqiri, Bonazzoli