Shaqiri: Franca dhe Zvicra e kalojnë grupin A

Xherdan Shaqiri beson se Franca dhe Zicra do të jenë kombëtaret që do ta kalojnë grupin A.

Sport

24/05/2016 22:54

Pak javë para fillimit të Kampionatit Evropian, futbollisti kosovar që mbron ngjyrat e Zvicrës, e ka parashikuar se cilat ekipe do të kalojnë tutje nga grupi A.

Sipas Shaqës, do të jenë Zvicra dhe Franca ato që do të kalojnë tutje.

“Kur ne luajmë, askush nuk mund të na ndalë dhe mendoj se bashkë me Francën jemi favoritë për të kaluar grupin”, ka deklaruar futbollisti i Stoke Cityt, transmeton Gazeta Express.

Kujtojmë që përveç “helvetëve” dhe “gjelave”, në këtë grup bëjnë pjesë edhe Shqipëria dhe Rumania.