Sezoni i fundit i Donovanit

Ylli amerikan, Landon Donovan, ka bërë të ditur se do të pensionohet si futbollist profesionist, në fund të sezonit të ardhshëm në Major League Soccer.

Sport

07/08/2014 21:46

Realizatori më i mirë në Major League Soccer dhe Kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Landon Donovan ka vendosur se do të pensionohet në fund të sezonit.

Sulmuesi i cili gjatë karrierës së deritashme luajti edhe për Bayer Leverkusen, Bayern Munich e Everton, ka zhvilluar më tepër se 400 ndeshje në nivelin e klubeve – shumicën në San Jose Earthquakes dhe LA Galaxy – dhe ka bërë 156 paraqitje për Kombëtaren e tij.

32-vjeçari mendon se ka ardhur koha që t’i varë këpucët, dhe se do të luajë vetëm edhe për një stinor.

“Pas mendimeve të gjata dhe shumë bisedave me të afërmit e mi, kam vendosur që ky të jetë viti im i fundit si futbollist profesionist”, deklaroi Donovan nëpërmjet një komunikate.

“Ka qenë një ëndërr të përfaqësoj LA Galaxyn, San Jose Earthquakes, Everton, futbollin amerikan dhe Major League Soccer gjatë karrierës time”, u shpreh ai.