Sevilla – Man Utd, ja çfarë thotë heroi De Gea

David de Gea ishte hero te Manchester United në ballafaqimin ndaj Sevillas.

Sport

22/02/2018 09:37

David de Gea ndihet i lumtur që ruajti portën e tij në barazimin pa gola të Manchester United në udhëtim te Sevilla në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve.

“Unë bërë pritjen në fund të pjesës së parë, në një moment shumë të rëndësishëm. Jam shumë i lumtur për atë”, tha De Gea për BT Sport.

“Mendoj se ata kishin raste më të mira gjatë ndeshjes. Ne u mbrojtëm mirë, por ata kishin kontrollin e topit. ata luajtën shumë mirë, por rezultati është i hapur për ndeshjen e dytë në Old Trafford”, u shpreh ai. /Lajmi.net/