Serie A në Botëror

Serie A do të ketë gjithsejtë 82 përfaqësues në Kampionatin botëror në Brazil. Por, cilat skuadra do të kenë numrin më të madh të futbollistëve që do të luajnë në garën kryesore ndërkombëtare?

Sport

03/06/2014 19:53

Tani është zyrtare. 82 futbollistë nga Serie A do të marrin pjesë në Kampionatin botëror në Brazil.

Juventus dhe Napoli janë skuadrat me numrin më të madh të përfaqësuesve: 12 secila.

Derisa Italia do të mbështetet tek gjashtë futbollistë të Juventusit, Napoli i ka më tepër të shpërndarë në Kombëtare të ndryshme, përfshirë yllin kosovar Valon Behrami, reprezentues i Zvicrës.

Në podium është ngjitur edhe Inter me 8 futbollistë, aq sa ka edhe rivali i qytetit Milan.

Lista e plotë:

Juventus 12: Asamoah, Lichtsteiner, Caceres, Vidal, Isla, Pogba, Buffon, Barzagli, Bonucci, Chiellini, Pirlo, Marchisio

Napoli 12: Henrique, Ghoulam, Mertens, Fernandez, Higuain, Inler, Dzemaili, Behrami, Reina, Albiol, Zuniga, Insigne

Inter 8: Hernanes, Taider, Kovacic, Campagnaro, Alvarez, Palacio, Nagatomo, Guarin

Milan 8: Muntari, Essien, Honda, Zapata, De Jong, Abate, De Sciglio, Balotelli

Lazio 7: Helder Postiga, Klose, Onazi, Lulic, Biglia, Gonzalez, Candreva

Parma 6: Acquah, Obi, Gargano, Paletta, Parolo, Cassano

Roma 5: Pjanic, Gervinho, Torosidis, Maicon, De Rossi

Torino 4: Tachtsidis, Darmian, Cerci, Immobile

Bologna 3: Konè, Christodoulopoulos, Perez

Fiorentina 3: Rebic, Cuadrado, Aquilani

Genoa 3: Fetfatzidis, Vrsaljko, Perin

Atalanta 2: Yepes, Carmona

Cagliari 2: Ibarbo, Pinilla

Udinese 2: Badu, Yebda

Livorno 1: Mesbah

Catania 1: Andujar

Chievo 1: Obinna

Sassuolo 1: Ziegler

Verona 1: Moras