Sergio Ramos provokon Atletico Madridin

Sergio Ramos e ka ngacmuar para ndeshjes Atletico Madridin.

Sport

27/05/2016 19:30

Kapiteni i Real Madridit ua ka përmendur kundërshtarëve lokal finalen e kaluar në Lisbonë.

“Ndoshta ata kanë shije të hidhur kur e kujtojnë finalen e kaluar. Ajo ishte e mrekullueshme dhe nuk do të doja të ndryshoja asgjë nga ajo”, deklaroi Ramos në konferencën për shtyp, përcjellë “Lajmi.net”.

“Do të japim gjithçka nga lëkura jonë që të dalim fitues, edhe pse normalisht që do të jetë e vështirë”, shtoi ai.

Pikërisht Ramos e kishte barazuar rezultatin në minutën e tretë shtesë në finalen e Lisbonës (1:1), për ta çuar ndeshjen në vazhdime, ku më pas fitoi Reali.