Serbisë i vjen inati për Kosovën

Ndeshja e parë miqësore ndërkombëtare e Kosovës kundër Haitit nuk ka lënë pa u komentuar edhe nga mediat serbe. Në fakt, portali Telegraf.rs me të përfunduar takimi ka publikuar një artikull duke përulur nivelin e lojës, edhe pse skuadra jonë bëri një paraqitje mjaft të mirë, por nuk arriti të gjejë golin. “Shterpësia e shqiptarëve,…

Sport

05/03/2014 17:06

Ndeshja e parë miqësore ndërkombëtare e Kosovës kundër Haitit nuk ka lënë pa u komentuar edhe nga mediat serbe.

Në fakt, portali Telegraf.rs me të përfunduar takimi ka publikuar një artikull duke përulur nivelin e lojës, edhe pse skuadra jonë bëri një paraqitje mjaft të mirë, por nuk arriti të gjejë golin.

“Shterpësia e shqiptarëve, Kosova-Haiti 0:0, ndeshje shumë e mërzitshme”, ishte titulli i artikullit të publikuar.

Këtij mediumi serb i pengoi edhe emri i stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.

“Ndeshjen në stadiumin që mban emrin sipas terroristit Adem Jashari, e përcollën rreth 18 mijë spektatorë, ku biletat në tregun e zi kushtuan edhe më tepër se 100 euro. Në kushtet me shi, nuk pati lëvizje atraktive”, shkruan ky portal.