Serbi: Arrestohen 6 persona për trafikim të migrantëve

Policia e Serbisë thotë se i ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të migrantëve nëpër kufirin e Hungarisë dhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Lajme

14/04/2016 10:29

Policia ka njoftuar sot se të dyshuarit u kishin marrë migrantëve deri në 1200 euro për kalim ilegal.

Sipas policisë, migrantët ishin nga Kosova dhe vendet afrikane dhe aziatike./rel