Senad Gashi diskualifikohet padrejtësisht, rrihen të dy kampet mesvete – Lajmi.net
Senad Gashi diskualifikohet padrejtësisht, rrihen të dy kampet mesvete
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 23:36, 21 April 2018
Nuk ka shkuar aspak mirë ndeshja për boksierin nga Peja, Senad Gashi, në sfidën ndaj gjermanit Schwarz, që e humbi ndeshjen në mënyrë aspak të drejtë, duke u skualifikuar.

Boksieri shqiptar goditi me kokë kundërshtarin në mënyrë të pavullnetshme në raundin e dytë, duke bërë që Schwarz të binte në tokë dhe të humbte kthjelltësinë.
Gashi ndëshkohet me dy pikë dhe sfida vijon por gjermanët duket se nuk kanë ndërmend të boksojnë ndershëm.

Boksieri Schwarz simulon në dy kontakte të tjera të lehta, duke bërë që në raundin e 4-t arbitrat të skualifikojnë boksierin shqiptar. Kjo ka nervozuar Gashin dhe trajnerin e tij, që sulmojnë personalisht gjermanin, për të larë hesapet, pasi ishte mbyllur ndeshja. U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për të marrë nën kontroll situatën, që për pak degjeneroi në një sherr masiv.

Boksieri pejan regjistronte 16 fitore deri tani, të gjitha me Knock Out, teksa sot pësoi humbjen e parë, që duhet pranuar se ishte vërtetë e padrejtë, ndaj Gashi ka arsye të ndihet i vjedhur.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO