Selimi: PSD nuk po e lë Qeverinë në lloq

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se PSD-ja po i ndihmon Qeverisë, duke ia bërë numrat në Kuvend.

Lajme

26/10/2018 22:29

I pyetur për PSD-në, pra grupin e ndarë nga Vetëvendosja, Selimi shprehu se PSD me qasjen e tyre shihet se nuk po e lënë Qeverinë në “lloq”, duke i ndihmuar shpesh me numra në Kuvendin e Kosovës, siç ndodhi edhe në seancën e djeshme, duke i mundësuar kuorumin e pastaj edhe kalimin e ligjeve, e duke mos bashkëpunuar me pjesën tjetër të opozitës, shkruan rtv21.tv.

Sipas Selimit kjo është zgjedhje e tyre, pasi secili subjekt politik ka qasjen e vet, mirëpo ai pret që ata së paku të tregojnë vetën se a janë me opozitën apo me mazhorancën, e ta përcaktojnë a janë në mbështetje të Qeverisë, apo kundër saj.