Seferi, mesazh indirekt për Krasniqin (FOTO)

Nuri Seferi ka reaguar pas humbjes ndaj turkut Firat Arslan.

Sport

18/09/2016 08:58

Ai e ka bërë një postim në Facebook, që duket një kundërpërgjigje për kosovarin Luan Krasniqi, i cili e ndihmoi mbrëmë boksierin turk.

“Më krenar për një humbje me dinjitet se sa një fitore të pa merituar. Kokën lartë dhe kurrë nuk tradhtuam idealin e as flamurin”, shkruan Seferi në Facebook, përcjellë “Lajmi.net”.

Krasniqi ka marrë kritika të mëdha nga opinioni kosovar, pas ndihmës që ia dha mbrëmë turkut Arslan, kundër shqiptarit Seferi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.