Seedorf: Ky është gabimi i madh i Neymarit

Ish lojtari i Real Madridit, Interit dhe Milanit, Clarence Seedorf, ka komentuar largimin e Neymarit nga Barcelona vitin e kaluar.

Sport

20/11/2018 12:30

Neymar në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro la Barcelonën për t’u transferuar te PSG, si lojtari më i shtrenjtë në histori.

Seedorf që ka fituar shumë tituj në futboll, ka thënë se largimi i Neymar nga Barcelona, ka qenë veprim i ngutshëm nga braziliani.

“Neymar është një talent i padiskutueshëm, por ai ka nevojë për një skuadër që e ndihmon të jep më të mirën nga vetja”, ka deklaruar Seedorf, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë mendoj se bëri një gabim të madh që u largua nga Barcelona aq shpejtë”./Lajmi.net/