Seedorf i dëshpëruar

Trajneri i Milanit, Clarence Seedorf ka pranuar se është i dëshpëruar nga paraqitja e skuadrës së tij që u mposht 4:1 në duelin e kthimit me Atletico Madridin dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve. Strategu holandez kritikoi lojën e ekipit të tij, sidomos në pjesën e dytë kur pësoi dy gola pa e shënuar…

Sport

11/03/2014 22:27

Trajneri i Milanit, Clarence Seedorf ka pranuar se është i dëshpëruar nga paraqitja e skuadrës së tij që u mposht 4:1 në duelin e kthimit me Atletico Madridin dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Strategu holandez kritikoi lojën e ekipit të tij, sidomos në pjesën e dytë kur pësoi dy gola pa e shënuar asnjë.

“Në përgjithësi, pjesa e dytë nuk ishte mjaft e mirë. Tani duhet të reagojmë, duhet të shkojmë përpara në kampionat për të realizuar objektivat tona”, deklaroi Seedorf.

Pse u rikthye në Milan?

“Këto ngjyra i kam bartur për 10 vjet, kam raport të shkëlqyeshëm me presidentin, Gallianin, Barbaran. Kur më është bërë kërkesa jam ndjerë shumë mirë dhe kam ardhur gjatë stinorit në vazhdim. Mendoj për të ardhmen, dua të bëj punë të mirë deri në fund të sezonit”.