Scolari: Mund ta fitojmë Botërorin

Përzgjedhësi i Brazilit, Luiz Felipe Scolari beson se ekipi i tij mund ta fitojë Brazilin, për t’i bërë të lumtur tifozët brazilianë, që e presin në shtëpi këtë eveniment.

Sport

03/06/2014 13:57

Selektori i Brazilit, Luiz Felipe Scolari e ka thirrur ekipin e tij ta fitojë Botërorin, në prani të kombit të tyre.

Pesë herë kampioni i botës do ta nis evenimentin më të rëndësishëm të futbollit më 12 qershor në Sao Paolo ndaj Kroacisë.

and delays in building the stadiums.

“Kur Brazili luan në Brazil, njerëzit presin që ta fitojë atë. Nuk është një presion ekstra, por është normale për tifozët brazilianë, por edhe për lojtarët brazilianë”, deklaroi fillimisht Scolari në një intervistë për Times of India.

“Njerëzit nuk janë të lumtur. Jemi mësuar t’i bëjmë të lumtur duke fituar kupa për ta”, vazhdoi ai.

“Futbolli në Brazil është fe. Kështu që, ne mund të jemi nën presion. Por, ndiej se kjo është e mirë për lojtarët. Ata nuk e harrojnë kurrë objektivin”, përfundoi ai.