Schumacher në shtëpi
Michael Schumacher është rikthyer në shtëpi, 254 ditë pas aksidentit të rëndë që pësoi duke skijuar, ka njoftuar e përditshmja gjermane “Bild”.
Sport
Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, Michael Schumacher është rikthyer në shtëpinë e tij, 254 ditë pas aksidentit të rëndë që pësoi derisa ishte duke skijuar në shtegun Meribel në alpet franceze.
Legjenda e Formulës 1 ka kaluar 189 ditë në gjendje kome pas lëndimeve të rënda në tru.
“Bild” ka përshkruar rikthimin e Schumacherit në shtëpi si një “hap i rëndësishëm” në rrugën drejt rikuperimit.
Pas mungesës së informacioneve mbi gjendjen e tij shëndetësore, në periudhën e fundit, ky është një lajm fantastik për familjen, dhe tifozët e tij anembanë botës.