Sarri mbështet Hazardin, mendon se ai mund ta fitojë “Këpucën e Artë”

Eden Hazard ka filluar kampanjën e re në Premierligë në mënyrë fantastike.

Sport

17/09/2018 10:04

Ai në ndeshjen e fundit ndaj Cardiff City madje shënoi hat-trick, duke “vjedhur” spektaklin.

Trajneri i “bluve” u pyet nga gazetarët nëse Hazard mund ta fitojë “këpucën e artë”

“Mendoj se po. Kemi biseduar dhe i kam thënë se ai mund të shënojë deri në 40 gola. Nëse e keni parë ndeshjen e fundit besoj se e keni kuptuar se çfarë është në gjendje të bëjë ai. Ai duhet të përmirësoj disa gjëra, megjithatë besoj se mund t’ia dalë” ka thënë strategu italian.

Duket se taktikat sulmuese të Sarrit po i shkojnë më së shumti për shtati fantazistit belg. /Lajmi.net/