Sanchez ‘tradhton’ Arsenalin, kalon te rivali i Premierligës (FOTO)

Manchester City nuk e ka ndërmend të largohet nga ‘pista’ Alexis Sanchez.

Sport

07/10/2017 16:22

Mediet në Angli raportojnë se skuadra nga qyteti i Mançesterit, do t’i ofrojë deri në 23 milionë euro për Sanchezin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kiliani shihet si zëvendësim i Sergio Agueros, që mund të transferohet në Serie A, te skuadra e Milanit.

Sanchez ka shprehur dëshirën për largim nga Arsenali që një kohë të gjatë, sidomos pas mbetjes jashtë Ligës së Kampionëve.

Kontrata e tij me Arsenalin përfundon në fund të sezonit, dhe nuk ka shkëndija për vazhdimin e saj./Lajmi.net/