Sanchez gati të kompletojë një transferim të papritur në Serie A

Alexis Sanchez mund t’i shpëtojë makthit të tij në Manchester United, drejt një lëvizje në Itali.

Sport

24/09/2018 16:43

‘Bastoret’ kanë filluar të parashikojnë transferimet e mundshme për afatin e ardhshëm kalimtar.

Një nga lëvizjet më të mëdha, mund të jetë largimi i Alexis Sanchez nga Manchester United pas vetëm tetë muajsh nga transferimi në ‘Old Trafford’.

‘Bastoret’ kanë favorizuar një transferim te Sanchezit në Serie A, me skuadrën e Juventusit si alternativë të parë, të ndjekur nga Inter dhe Milan.

Sanchez gjatë afatit kalimtar të janarit të këtij viti ishte transferuar te United nga Arsenali, por ka dështuar të “marr” me vete formën e mirë që ka kaluar në ‘Emirates Stadium’./Lajmi.net/