Samsung do të prodhojë ekrane të tejdukshme

Para pak kohësh ne kemi pasur rastin të shohim produktet e reja inovative të Samsung, përkatësisht Samsung Mirror dhe ekranin transparent OLED, dhe tani duket se Samsung do të fillojë me prodhimin e këtyre produkteve të reja.

Auto & Tek

04/07/2015 12:59

Ekranet e reja janë të Samsung janë të dizajnuara për t’u përdorur në dyqanet e shitjes me pakicë dhe sipas një raporti të fundit, këto ekrane fillimisht do të përdoren në Hong Kong.

Dhe tani që Samsung ka bërë konsumatorët e parë të Samsung Mirror dhe Transparent Displays, kompania jugkoreane thuhet se është duke e filluar prodhimin e ekraneve dhe i njëjti do të fillojë para fundit të këtij viti.

Ekranet e reja me siguri duken mbresëlënëse dhe nga ajo që Samsung ka prezantuar deri më tani, ekrani Mirror në OLED ka një reflektim prej 75%, kjo është pothuajse e njëjtë me një pasqyrë standarde, edhe pse ekrani i ri i Samsung mund të shfaq informata mbi sipërfaqen e pasqyrës. /Telegrafi