Samsung apo Apple? Dilema e çdo viti

Kjo është dilema e kohëve moderne, sidomos për të apasionuarit pas teknologjisë. Por jo vetëm. Ky artikull ofron një vështrim të hollësishëm mbi avantazhet dhe disavantazhet e secilës pajisje, me të cilat, na duket sikur kemi botën në xhep.

Auto & Tek

13/11/2017 17:19

Teknologjia ka ecur me hapa gjigandë deri në ditët e sotme. Nëse më parë ishte privilegj të mbaje në duar një celular me butona, tani është privilegj të mbash smartphone të markave më të mira. Ndërkohë, vetë kompanitë kanë shfrytëzuar çdo hapësirë të mundshme për të siguruar publicitetin e duhur dhe rrjedhimisht të kenë fitimet e dëshiruara. Vit pas viti Samsung dhe Apple lançojnë nga një model të ri smartphoni dhe ende vazhdon ajo dilema mes gjithë njerëzve se cilin të zgjedhin për të blerë. Më poshtë do të lexoni disa arsye se pse ia vlen të blini njërin model apo tjetrin dhe në varësi të asaj çfarë ju kërkoni nga aparati juaj celular, të zgjidhni edhe cilin të blini.

Samsung Galaxy – Nëse flasim për modelet më të fundit të galaxyve, atëherë të gjithë do të pranonim se Samsung ka avancuar shumë në parametrat e modeleve të rinj. Tashmë në shitje është Note8 që ka sfiduar iPhone për fotot portrait, pra me sfond të zbehur dhe duke fokusuar personin më afër (njësoj si me aparatët profesionalë). Galaxy-të të ofrojnë shumë mundësi. Aplikacionet në GooglePlay janë free dhe mund të shkarkosh çfarë të duash. Nëse vazhdojmë të flasim për modelet e fundit, pranojmë se ata nuk ngecin dhe janë të shpejtë në përdorim. Mbajnë shumë gjatë bateri, edhe nëse jeni duke i përdorur. Problemi i vetëm është madhësia e këtyre celularëve dhe fakti që nuk bëjnë foto tepër cilësore. Mund të dallohet qartë një foto e kapur nga një Samsung Galaxy, si dhe një tjetër e kapur nga një iPhone. Fotot e galaxy-ve janë disi më të zbehta dhe kanë ngjyra më të errëta. E meta tjetër është se ekrani dhe touchi i tyre kanë të përbashkët dhe nëse ju dëmtohet ekrani, ju duhet ta ndërroni bashkë me touchin dhe kostoja është relativisht e lartë.

Apple iPhone – Bëhet luftë për të blerë modelet e fundit të tyre. Radhë të tëra përpara dyqaneve të shitjes dhe kjo më tepër për shkak të publicitetit të madh që siguron Apple, por edhe disa parametrave që duket se e favorizojnë zgjedhjen e tyre nga klientet. Sot në duart e gjithë personave të famshëm sheh vetëm iPhone. Por pse vallë?


Së pari, as iPhone nuk ngecin dhe kjo për arsye se kanë sistemin e tyre operativ iOS që nuk e ka asnjë aparat tjetër celular.
Së dyti, iPhone janë më praktikë në përdorim. Nuk janë të mëdhenj dhe ofrojnë shumë lehtësi në përdorim, krahasuar me aplikacionet e shumta në Galaxy që të hallakasin, derisa të shkosh tek opsioni që kërkon.
Së treti, kamerat i kanë me shumë lente dhe të lejojnë te bësh foto tepër cilësore. Krahasimin midis fotove e shpjeguam pak më lart.
Së katërti, ekrani dhe touchi në iPhone janë të ndarë dhe ju mund ta ndërroni secilin më vete, nëse ju shfaqen probleme, dhe kostoja e secilës është e përballueshme. Pra, për iPhone thjesht ju duhet të shpenzoni pak më shumë në fillim, ama kurseni në vijim për riparimin e tyrë.


Por i ka dhe iPhone mangësitë e veta. Së pari, shumë nga aplikacionet e mira në AppStore i ka me pagesë. Nuk po flasim për aplikacionet më të përdorura si Facebook, Instagram, apo Ëhatsapp, por psh nëse kërkon një aplikacion të mirë për të rregullar fotot, atëherë të duhet të paguash. Nga ana tjetër, në iPhone nuk mund të shkarkosh dot muzikë në format mp3, por vetëm videoklipe mp4 dhe është goxha e komplikuar që nëpermjet iTunes të vendosësh një ringtone të ri në celular nëpërmjet kompjuterit. Dhe sq fundmi, ende diskutohet edhe sot problemi me bateritë e iPhone-ve. Ata nuk mbajnë shume bateri, krahasuar me Galaxy-të.
Pra, është gjithçka ne duart tuaja. Nëse ju doni të keni në duar një celular prestigjioz, që nuk merr viruse dhe që bën foto cilësore, zgjidhni iPhone. Nëse ju doni një celular që të mbajë bateri, nëse dëshironi që celulari juaj t’ju ofrojë më shumë mundësi në përdorim, dhe nëse nuk jeni shumë të dhënë pas fotove cilësore, zgjidhni Samsung Galaxy.
Theksojmë se nuk i kemi hyrë në detaje parametrave, pasi shpjegimi është bërë për persona të thjeshtë që kërkojnë gjërat më kryësore nga smartphoni i tyre. Nëse kërkoni specifika më të detajuara, atëherë duhet të krahasoni parametra me të veçantë dhe të bëni zgjedhjen e duhur./bota.al