Salah i kthen përgjigje Real Madridit

Mohamed Salah ka reaguar pas spekulimeve rreth transferimit nga Liverpool në Real Madrid.

Sport

11/05/2018 09:53

Mohamed Salah nuk e ka mendjen tek spekulimet për të ardhmen e tij, ai thotë është i angazhuar për të arritur edhe më shumë në Liverpool, mes raporteve që Real Madridi është i interesuar për nënshkrimin e tij.

“Jam shumë i lumtur këtu, çdo gjë është mirë”, ka thënë fillimisht Salah për gazetarët e pranishëm në ceremoni.

“Sigurisht që unë kam ambicie për të ardhmen me Liverpoolin”.

“Siç mund ta shihni, kemi pasur një sezon të mirë, tani jemi në finalen e Ligës së Kampionëve dhe të gjithë janë të ngazëllyer”, transmeton “Albeu.com”.

“Është vetëm fillimi, ky është viti im i parë këtu dhe është e njëjtë për disa lojtarë të tjerë, por është vetëm fillimi”, përfundoi ylli egjiptian.