Sagna nënshkruan me klubin e ri nga Serie A

Bacary Sagna ka nënshkruar kontratë për gjashtë muaj me Beneventon.

Sport

03/02/2018 11:48

Bacary Sagna është futbollist i ri i Beneventos.

Ish mbrojtësi i Arsenalit dhe Manchester Cityt është transferuar në Serie A.

Sagna ka nënshkruar kontratë për gjashtë muaj me Beneventon, përcjell “lajmi.net”.

Por, në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni i vazhdimit të kontratës në rast se skuadra siguron mbijetesën në Serie A. /Lajmi.net/