Sabella nuk llogarit në Tevezin

Carlos Tevez ishte njëri prej lojtarëve kryesorë të Juventusit këtë sezon, duke e ndihmuar që ta fitojë titullin e 30-të në Serie A. Mirëpo, përzgjedhësi i Argjentinës duket se nuk llogarit në sulmuesin e jashtëzakonshëm, për Botërorin 2014.

Sport

07/05/2014 11:28

Carlos Tevez nuk ka çka të demonstrojë më shumë. Sulmuesi argjentinas e kaloi një sezon të jashtëzakonshëm me Juventusin, duke e ndihmuar ekipin torinez që ta fitojë titullin e 30-të në Serie A, të tretin rresht.

Por, duket se as kjo nuk i ndihmon ish futbollistit të Corinthiansit, West Ham Unitedit, Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt, ngase përzgjedhësi i Argjentinës, Alejandro Sabella, duket se nuk llogarit në shërbimin e ‘Apache’.

“Tevez? Nuk flas për lojtarët që nuk kanë luajtur për mua”, ka qenë i shkurtër dhe i qartë trajneri argjentinas. Mendim krejt tjetër ka për Messin.

“Messi? Presim shumë nga ai, sepse është futbollisti më i mirë i këtij sporti, por ne duhet ta ndihmojmë”, përdundoi Sabella.