Sa herë që luan ky lojtar, Real Madrid nuk di për humbje (FOTO)

Lucas Vazquez është futbollisti që po i sjellë fat Real Madridit.

Sport

27/04/2016 16:34

 

Sa herë që Lucas Vazquez ka luajtur për Real Madridin nga minuta e parë në këtë edicion, Los Blancos nuk kanë pësuar humbje.

Vazquez është paraqitur në 11 ndeshje nga fillimi për madrilienët këtë edicion në të gjitha garat.

Nga këto 11 takime në të cilat ai ka qenë në formacionin bazë, Reali i ka arritur nëntë fitore dhe dy barazime, përcjellë Lajmi.net nga faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve.