Sa me fat Hamiltoni, triumfon në Azerbajxhan – Lajmi.net
Sa me fat Hamiltoni, triumfon në Azerbajxhan
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 16:18, 29 April 2018
Një garë e çuditshme, e rrezikshme siç parashikohej të ishte në një pistë qytetase si ajo e Bakusë në Azerbajxhan, dhe me një fitues “të pamerituar” për atë çfarë dha.

Përplasja mes dy makinave Red Bull kur kishin mbetur edhe 10 xhiro nga fundi i Çmimit të Madh të kësaj të diele, e katërta garë e këtij sezoni, bëri që Bottas të qëndronte në krye të pilotëve edhe pas kryerjes së pit stopit të detyrueshëm nën diktatin e makinës së sigurisë, duke i nisur 3 xhirot e fundit me pretendimet maksimale për ta fituar atë.

Por një problem me çarjen e gomës së pasme të Bottasit, bëri që Hamilton të katapultohej në krye, Raikkonen që e ndiqte të dilte i dyti, ndërsa Perez të parakalonte Vettelin duke e nxjerrë jashtë podiumit.

Fjalët kyçe: Formula 1

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master Japan
  • Play Turbo Racing 3