Sa kushtoi Bale?

Real Madrid ka njoftuar se bleu Gareth Balen për 91 milionë euro, mirëpo Tottenham insiston se ylli uellsian u shit për 101.5 milionë euro. Transferimi i Gareth Bale në Real Madrid vazhdon të sjellë polemika. Në Spanjë, në veçanti në mesin e atyre që ende pyeten se sa shpenzoi gjiganti madrilen për blerjen e yllit…

Sport

06/09/2013 10:04

Real Madrid ka njoftuar se bleu Gareth Balen për 91 milionë euro, mirëpo Tottenham insiston se ylli uellsian u shit për 101.5 milionë euro.

Transferimi i Gareth Bale në Real Madrid vazhdon të sjellë polemika.

Në Spanjë, në veçanti në mesin e atyre që ende pyeten se sa shpenzoi gjiganti madrilen për blerjen e yllit uellsian ende qarkullon një paqartësi në lidhje me këtë.

E përditshmja sportive katalane El Mundo Deportivo – e afërt me Barcelonën – ka “mohuar” atë që ka thënë presidenti i Real Madridit, Florentino Perez i cili gjatë prezantimit të Bale tha se ai kushtoi 91 milionë euro.

Mirëpo, El Mundo Deportivo ka njoftuar se zyrtarë të Tottenhamit kanë informuar se Bale u shit për 101,5 milionë euro.

Një luftë shifrash, që në fund ndryshon pak. Në Madrid tifozët presin që ylli i ri të vazhdojë të shfaq magji në La Ligë dhe Ligën e Kampionëve.