Rusi – Egjipt, lajm fantastik nga Salah

Mohamed Salah është rikuperuar nga lëndimi dhe synon t'i mbajë gjallë shpresat e skuadrës së tij për kualifikim nga grupi në Botërorin 2018.

Sport

19/06/2018 10:58

Mohamed Salah pritet të luajë nga minuta e parë te Egjipti, në duelin ndaj Rusisë.

Sulmuesi kryesor i Egjiptit është rikuperuar nga lëndimi dhe synon t’i mbajë gjallë shpresat e skuadrës së tij për kualifikim nga grupi në Botërorin 2018.

Salah mungoi në takimin e parë ndaj Uruguait, përcjell “lajmi.net”.

Salah do të jetë arma kryesore e Egjiptit për fitore ndaj Rusisë. /Lajmi.net/