Rruga Sir Alex Ferguson

Sir Alex Ferguson ka pranuar çmimin Honorary Freedon of the Borough of Trafford gjatë një ceremonie të hënën. Autoritetet lokale po ashtu kanë njoftuar do ta emërojnë një rrugë që dërgon në Old Trafford nga Water’s Reach në Sir Alex Ferguson Way. Ish menaxheri i Manchester Unitedit pranoi mirënjohjen për arritjet e tij të jashtëzakonshme…

Sport

14/10/2013 13:01

Sir Alex Ferguson ka pranuar çmimin Honorary Freedon of the Borough of Trafford gjatë një ceremonie të hënën. Autoritetet lokale po ashtu kanë njoftuar do ta emërojnë një rrugë që dërgon në Old Trafford nga Water’s Reach në Sir Alex Ferguson Way.

Ish menaxheri i Manchester Unitedit pranoi mirënjohjen për arritjet e tij të jashtëzakonshme në drejtim të ekipit mes 1986 dhe 2013, periudhë gjatë së cilës fitoi 38 tituj.

Ai i përcolli hapat e një tjetër menaxheri legjendar të Unitedit, Sir Matt Busby në nder të së cilit më 1993 u riemërua rruga Warwick Road North.

Ai po ashtu ka emrin e tij të vendosur në Freedon of the City of Glasgow. “Jam i lumtur që e pranoj këtë nder nga Trafford Council. Kur erdha në Old Trafford më 1986, kish pak ide se qka më pret nga ky rrugëtim. Pas një çerek shekulli, të pranojë çmimin Freedon of the Borough of Trafford, dhe të jem pjesë e Trafford që mban emrin tim, është ndjenjë e shkëlqyeshme”, deklaroi Ferguson.