Rrogë rekorde për kuletën e Ronaldos

Këtë javë, ose më së largu në tjetrën, Real Madrid do të njoftojë për vazhdimin e kontratës me Cristiano Ronaldon deri më 2018, ka bërë të ditur e përditshmja sportive spanjolle As. Gazeta e afërt me gjigantin madrilen ka njoftuar se me marrëveshjen e re ylli portugez do të bëhet futbollisti më i paguar në…

Sport

10/09/2013 10:29

Këtë javë, ose më së largu në tjetrën, Real Madrid do të njoftojë për vazhdimin e kontratës me Cristiano Ronaldon deri më 2018, ka bërë të ditur e përditshmja sportive spanjolle As.

Gazeta e afërt me gjigantin madrilen ka njoftuar se me marrëveshjen e re ylli portugez do të bëhet futbollisti më i paguar në botë.

Vazhdimi i qëndrimit të tij në Santiago Bernabeu do t’i jep fund spekulimeve rreth rikthimit të Ronaldos në Manchester United, së paku në të ardhmen e afërt.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez thuhet se planifikon të publikojë lajmin për vazhdimin e kontratës me Ronaldon para takimit të asamblesë së aksionarëve të klubit, të caktuar më 22 shtator.