Rreziku Rooben

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness nuk brengoset se Arjen Robben mund të largohet nga klubi duke insistuar se ka ende kohë të mjaftueshme për të arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së tij. Marrëveshja aktuale e yllit holandez me gjigantin bavarez është e paraparë të skadojë më 2015 dhe Hoeness është optimist se palët…

Sport

02/12/2013 16:10

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness nuk brengoset se Arjen Robben mund të largohet nga klubi duke insistuar se ka ende kohë të mjaftueshme për të arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së tij.

Marrëveshja aktuale e yllit holandez me gjigantin bavarez është e paraparë të skadojë më 2015 dhe Hoeness është optimist se palët do të arrijnë pajtimin për vazhdimin e bashkëpunimit.

“Janë edhe 18 muaj andaj nuk ka nevojë të krijohet tollovi e madhe rreth kësaj çështjeje”, deklaroi Hoeness për Kicker.

“Arjen e di se çka ka këtu dhe ne e dimë se çka mund të llogarisim prej tij. Ai nuk na ka vënë nën presion dhe anasjelltas. Do të gjejmë një zgjidhje kur të vije koha”, u shpreh kreu i Bayernit.

Robben arriti në kuotën e 51 golave për Bayernin në fundjavë kur me dy shënimet e tij udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores 2:0 ndaj Eintracht Braunschweig, takimi i 39’të i njëpasnjëshëm i kampionit në fuqi pa pësuar humbje në Bundesligë.