Rregulli numër 1: Mos e prekni flamurin e Shqipërisë

Nëpër rrjetet sociale menjëherë kanë filluar të shpërndahen fotografi dhe statuse nga më të ndryshme, pas asaj që ndodhi në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

Sport

15/10/2014 00:21

Njëra nga faqet më të mëdha në botë me karakter humoristic, 9gag ka shpërndarë fotografinë e flamurit Kombëtar duke fluturar mbi Beograd.

Fotografisë së postuar, ata i’a kanë shtuar një thënie: ‘Rregulli numër 1: Mos e prekni flamurin e Shqipërisë’.

Ngjarja e rëndë në ndeshjen Serbi-Shqipëri, filloi pikërisht në momentin kur një lojtar Serb deshi ta largojë flamurin nga fusha, teksa në mbrojtje të tij me një vrull të madh u lëshuan Taulant Xhaka dhe Andi Lila.