Rossi: Messi nuk po rinovon sepse do të transferohet te kjo skuadër e madhe

Piloti italian, Valentino Rossi, ka zbuluar të ardhmen e Lionel Messit.

Sport

19/01/2017 17:08

Ai beson që argjentinasi nuk po e rinovon kontratën te Barcelona, sepse po e pret Interin.

“Sigurisht që Messi nuk po rinovon sepse po e pret Interin. Do të ishte një transferim i bukur, por shumë i vështirë”, deklaroi Rossi për “Marca”, përcjellë “lajmi.net”.

Italiani njihet si një tifoz i madh i Interit, derisa e ka ftuar Messin t’i bashkohet ekipit zikaltër edhe në të kaluarën.

Ndërkohë, sipas mediave spanjolle, Messi do të rinovojë në muajin mars. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6