Rosberg mposht Hamiltonin

Nico Rosberg do të niset nga pozita e parë në garën për Çmimin e Madh të Kanadasë në Formula 1. Ai fitoi garën e kualifikimeve me kolegun e tij nga Mercedes, Lewis Hamilton.

Sport

07/06/2014 22:28

Nico Rosberg mposhti kolegun e tij nga Mercedes, Lewis Hamilton duke siguruar pol-pozicionin për garën për Çmimin e Madh të Kanadasë në Formula 1.

Gjermani ishte vetëm 0.079 sekonda më i shpejtë se britaniku, derisa Mercedes vazhdon të paraqitet disa shkallë mbi skuadrat tjera.

Kampioni në fuqi, Sebastian Vettel në Red Bull doli i treti para dy ngasësve të Williamsit, Valtteri Bottas dhe Felipe Massa.

Daniel Ricciardo në Red Bull do të niset i gjashti para Fernando Alonsos në Ferrari dhe Jean-Eric Vergne në Toro Rosso dhe Jenson Button në McLaren.