Ronela dhe Young Zerka kanë një lajm të papritur për fansat (Foto/Video)

Artistët tanë shpeshherë janë të angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë vendit, megjithëse në këto të fundit rastis që nganjëherë të kenë vështirësi.

ShowBiz

16/05/2017 08:25

Edhe për dy këngëtarët Ronela Hajatin dhe Young Zerkën ndodhi një gjë e tillë, ata njoftuan fansat që koncertet e parapara që të mbahen në Amerikë janë anuluar, shkruan lajmi.net.

Njëhrësh, Ronela dhe Zerka i shprehën keqardhje fansave për këtë gjë, duke thënë që së shpejti do të mbahen mbrëmjet muzikore që janë paraparë.

Javë më parë Ronela ka qenë e ftuar në emisionin Mirage, në të cilin zbuloi projektet e reja.

Të rejat rreth këngëtares mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme. /Lajmi.net/

YouTube player