Ronaldo zgjedh një super përforcim për Real Madridin

Real Madrid ka nevojë për më të mirët si Neymar, thotë Ronaldo.

Sport

08/02/2018 07:20

Ronaldo ka identifikuar një përforcim të ri për Real Madridin.

‘Fenomeni’ ka thënë se sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar, do të bëhet së shpejti futbollisti më i mirë në botë.

Andaj, sipas tij, Real Madrid duhet të bëjë përpjekje për transferimin e tij në Santiago Bernabeu, përcjell “lajmi.net”.

“Neymar do të bëhet futbollisti më i mirë në botë”, deklaroi Ronaldo për “Marca”.

“Real Madrid ka nevojë për më të mirët”, u shpreh ai. /Lajmi.net/