Ronaldo telefonon Ancelottin, zbulohet tema e bisedës

Cristiano Ronaldo ka kërkuar informacione nga trajneri Carlo Ancelotti.

Sport

07/07/2018 10:13

Cristiano Ronaldo ka zhvilluar një bisedë telefonike me trajnerin e ri të Napolit, Carlo Ancelotti.

Sulmuesi është në prag të largimit nga Real Madrid derisa kërkohet nga Juventus.

“Sky Sport” raporton se portugezi ka biseduar me ish trajnerin e ri në lidhje telefonike, përcjell “lajmi.net”.

Sipas raportimeve, Ronaldo ka kërkuar nga Ancelotti, informacione për Serie A, para se ta kompletojë transferimin në Juventus. /Lajmi.net/