Ronaldo tallet me Jamesin (Video)

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, u tall me James Rodriguezin, pasi reprezentuesi kolumbian pësoi nga një driblim i mbrojtësit Marcelo, gjatë seancës së fundit stërvitore. 

Sport

04/11/2014 09:26

Cristiano Ronaldo dhe James Rodriguez kanë krijuar një shoqëri të ngushtë pas transferimit të yllit kolumbian nga Monaco në Real Madrid, gjatë afatit kalimtar të verës.

Mirëpo, mes shoqërisë së tyre dhe bashkëpunimit të suksesshëm në fushë, ekzistojnë edhe shakatë mes tyre në stërvitje.

Dhe, në seancën e fundit para ndeshjes së sotme me Liverpoolin në Santiago Bernabeu në kuadër të Ligës së Kampionëve, Ronaldo u tall me Jamesin, pasi kolumbiani pësoi një driblim nga mbrojtësi Marcelo.

Ronaldo ia shtoi dhimbjet Jamesit duke qeshur me të.